Menu

Sulmi shqiptar i Zvicrës

Përveç Xherdan Shaqirit, Valon Behramit dhe Granit Xhakës, në ndeshjen ndaj Francës nga minuta e parë pritet të luajë edhe Admir Mehmedi.

Ottmar Hitzfeld pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Francës. Admir Mehmedi do të luajë nga fillimi, derisa në formacionin bazë të helvetikëve janë edhe Valon Bherami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Përveç Xherdan Shaqirit, Valon Behramit dhe Granit Xhakës, në ndeshjen ndaj Francës nga minuta e parë pritet të luajë edhe Admir Mehmedi.

Sipas tabloidit zviceran Blick, selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld pritet ta lërë në bankën rezervë sulmuesin Valentin Stocker, i cili ndaj Ekuadorit ishte titullar.

Por, trajneri gjerman në bankën rezervë pritet ta lërë edhe Josip Drmicin, derisa si titullar ta inkuadroj Haris Seferovicin, që realizoi golin e fitores ndaj Ekuadorit.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës sipas Blick-ut. Benaglio; Lichtsteiner, Djourou, von Bergen, Rodriguez; Inler, Behrami; Shaqiri, Xhaka, Mehmedi; Seferovic.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*