Menu

Zidane befason për Moratan

Zidane e ka pranuar se nuk e dëshironte largimin e Alvaro Moratas nga Reali.

morata

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, u largua gjatë verës nga Real Madridi për t’u transferuar te Chelsea për 80 milionë euro.

Trajneri francez, Zinedine Zidane, e ka pranuar se po vërehet mungesa e spanjollit te “Los Blancos”, sidomos pasi nuk arriti të blejë asnjë sulmues.

Ai ka treguar se nuk dëshironte që Morata të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Unë doja që ai të qëndrojë, por ju duhet të kuptoni se dëshironte të luajë më shumë dhe dëshironte të largohet. Në fund, ne nuk arritëm të marrin një sulmues”, tha Zidane.

“Është e vërtetë se kur shikoni lojtarët që kishim, Alvaro Morata, Mariano Diaz dhe shikoni tani që kemi vetëm Mayoralin, mund të mendoni se na mungon një numër nëntë dhe ndoshta po. Por, në fund nuk ishte e mundur të merrnim një”, shtoi më tej Zizu. /Gazeta Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen