Menu

Zeroja e parë

Emblema e epokës së re të pandalshme të kapitalizmit dhe hegjemonisë perëndimore.

zero

Në historinë e tij, revolucione njeriu ka parë shumë. Njëri, megjithatë, të magjeps më shumë se gjithë të tjerët. Eshtë aq i madh sa që, në sytë tanë, pothuaj zhduket. Sepse tashmë është banal. I mirëqenë. Eshtë revolucioni i numrave. Një revolucion që nuk ka qenë aspak i shpejtë, por i avashtë dhe i mundimshëm. Në gjendje që përgjatë shekujve, të mbështillte tre kontinente: Azinë, Afrikën dhe Europën. Duke na dhuruar shifra të reja, dhe bashkë me to, Zeron. E gjithë kjo, e kombinuar mirë, bën të mundur edhe të pamundurën. Të paraqesësh – dhe të llogarisësh – çdo lloj numri, të cilësdo madhësi. Linja të shkurtëra që, sipas Shekspirit, kur përzihen mes tyre, u bëjnë të mundur shkarravinave të vogla, të shndërrohen në miliona e miliarda. Me prirjen drejt infinitit.

Ku fillon kjo histori? Jo në perandorinë romake, ku ideja e zeros mungonte dhe kryerja e llogaritjeve ishte arkaike dhe e vështirë, por larg, në një Orient madhështor, fantastik, gjysmë të panjohur. Po më saktë? Itinerari është shumë i gjerë…

Linku: http://www.bota.al/2017/07/zeroja-e-pare/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*