Menu

Ze Maria: E dashuroj presionin e derbit

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shfaq i qetë para derbit me Partizanin.

maria

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shfaq i qetë para derbit me Partizanin.

Braziliani, që ka luajtur shumë ndeshje derbi në nivelet më të larta të futbollit, u mundua të largonte presionin nga skuadra e tij, duke kujtuar se përtej atmosferës së jashtëzakonshme që krijohet nga tifozët, mbetet një ndeshje që vlen si të tjerat, thjesht tri pikë.

A vjen Tirana me moralin e duhur në këtë derbi me Partizanin?

Situata është shumë e mirë, pas ndeshjes me Skënderbeun, fituam në Kupë, morali është i lartë. E kuptoj shumë atmosferën që përcjell derbi, pritshmëritë e tifozëve, por për ne është ndeshja e radhës që vlen tri pikë.

A ndieni presionin para kësaj ndeshjeje?

E dashuroj presionin, kam luajtur shumë derbi gjatë karrierës sime 22-vjeçare. E di historinë e këtij derbi, kemi shumë ndeshje pa fituar. Jam i sigurt që ne jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin, rezultatin do ta mësoni nesër. Kam luajtur shumë ndeshje derbi në Brazil, Spanjë dhe Itali, atmosfera është e bukur. Edhe prania e medias është shumë më e madhe. Ne duhet të jemi të qetë dhe t’i bëjmë gjërat mirë. Duhet të fokusohemi të ndeshja dhe jo tek ajo çfarë ndodh me tifozët apo jashtë derbit.

A ndiheni i rrezikuar nëse e humbisni derbin?

Pozicioni im, pra ai i trajnerit, është gjithmonë në rrezik. Nuk shqetësohem për të ardhmen time. Edhe sezonin e kaluar, pas 7 fitoreve erdhën disa rezultate jo të mira që vunë në diskutim pozicionin tim. Kur merr përsipër këtë punë, duhet të besosh në atë që bën dhe te futbollistët që ke në dispozicion dhe jo të kesh frikë. Kemi zhvilluar gjatë këtij sezoni ndeshje të mirë dhe të këqija. Respektojmë kundërshtarin, sepse është skuadër e madhe si ne, por nuk kemi aspak frikë.

Pra, a mund t’u premtoni fitoren tifozëve të Tiranës?

Unë nuk premtoj fitore, por 100% të impenjimit të futbollistëve të mi. Në ADN –në tonë ne luajmë për fitore në çdo ndeshje. Kjo është ajo që mund të premtoj.

A e keni vendosur përfundimisht se cili do të jetë formacioni?

Kam probleme dëmtimi me disa futbollistë. Duhet të vendos para derbit për formacionin përfundimtar. Vetëm një futbollist mund të jetë në pikëpyetje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*