Menu

Zbutësi ndotës

Zbutësi i rrobave është arsyeja e ndotjes në shtëpinë tuaj.

Zbutësi i rrobave

Zbutësit e rrobave shpesh paraqesin një pamje të rehatisë, freskisë dhe ëmbëlsisë. Megjithatë, shumica e tyre përmbajnë një listë të gjatë të toksinave të njohura që mund të hyjnë në trupin tuaj përmes lëkurës duke shkaktuar një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, veçanërisht për fëmijët e vegjël.

Këtu janë disa nga përbërësit e dëmshëm që gjenden zakonisht në zbutësit e lëngshëm:

 Kloroform
Kjo substancë u përdor si anestezi në vitet 1800 deri në fillim të viteve 1900, kur u zbulua potenciali i saj për shkaktimin e aritmisë kardiake fatale.

 A-Terpineol
Shkakton çrregullime të sistemit nervor qendror që nënkupton probleme që lidhen me trurin ,shtyllën kurrizore ,sëmundjen e Alzheimerit, skleroza, sëmundja e parkinsonit etj

Alkool benzil 
Ky irritues i frymëmarrjes mund të shkaktojë çrregullime të sistemit nervor qendror, dhimbje koke, të vjella dhe  marramendje

 Etanol
Një tjetër përbërës i cili është në listën e mbetjeve të rrezikshme dhe i lidhur me çrregullimet e sistemit nervor.

Acetati etilik 
Kjo substancë, e cila gjendet në listën e mbetjeve të rrezikshme mund të irritojë sytë dhe rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda, dëmtime të mëlçisë dhe veshkave.

Limonene
Ky kancerogjen i njohur mund të shkaktojë acarim ndaj syve dhe lëkurës etj.

Por lajmi i mirë është se ka disa produkte shtëpiake që mund të na shërbejnë si zbutës rrobash. Uthulla është e lirë dhe jo toksike. Ajo heq mbetjet natyralisht dhe ndihmon gjatë tharjes. Uthulla përmban sasi të vogla natriumi dhe kaliumi, të cilat ndihmojnë në zbutjen e ujit të fortë.

Ja receta që ne ju propozojmë: Një zbutës natyror të bërë vetë

Përbërësit: 
300 ml ujë
30 pika vaj esencial

Përgatitja:
Përzieni përbërësit së bashku dhe ruajini në një enë qelqi të mbyllur mirë.

Si ta përdorni? 
Para se ta përdorim zbutësim, duhet ta hollojmë masën me ujë. Rekomandohet ¼ e e filxhanit të çajit me përzierjen e uthullës të hollohet me ¼ e një gote ujë.
Zbutësin e përgatitur e shtojmë në lavatrice teksa rrobat janë në ciklin e shpëlarjes./Përshtati për Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen