Menu

Zbulohet një mushkonjë gjigande

Një mushkonjë gjigande u zbulua nga entomologët e provincës jugperëndimore të Sichuan-it, në Kinë me një shtrirje prej 11.15 cm.

Kinë

Sipas drejtorit të Muzeut të Kinës Perëndimore, Zhao Li inskekti u gjet gjatë nje ekspedite në malin Qingcheng, një vend turistik në të njëjtën provincë. Mushkonja i përket llojit “holorusia mikado” dhe është zbuluar në vitin 1876 nga entomologu britanik John Obadiah Westwood gjatë kërkimeve në Japoni. Normalisht ekzemplarët e këtij lloji nuk i tejkalojnë 8 cm gjatësi me krahë të hapura. Edhe pse e merr emrin mushkonja gjigande shkencërisht përbën një lloj të ndryshëm nga mushkonjat e njohura, nga të cilat dallohen nga zakonet e të ushqyerit. Kanë një pamje të shëmtuar, por nuk ushqehen me gjak. Të rriturit jetojnë pak ditë dhe në përgjithësi ushqehen me nektar, – shpjegon Zhao dhe sqaroi se vetëm disa qindra insekte që ka në planet kanë zakone vampirike. Në qendër të Kinës ky insekt njihet me emrin “mushkonja vinç”, banon në zona malore mbi 1200 metra, por mund të gjendet edhe në ato fushore të provincës Sichuan. Kjo zonë është edhe habitati i insektit më të gjatë në botë, një insekt i gjatë 62.4 cm i gjetur në vitin 2014 që mund të admirohet në Muzeun e Insekteve të Kinës Perëndimore. / bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*