Menu

YouTube në gjurmët e Instagramit

YouTube ecën në gjurmët e Instagram: nxjerr një çat për të shpërndarë filmime dhe për ti komentuar me miqtë dhe kontaktet e drejtpërdrejta të aplikacionit të tij.

YouTube në gjurmët e Instagramit


Kjo risi, shpjegon vetë kompania në blogun e saj, është i disponueshëm në nivel botëror dhe është ekskluzive për versionin për telefonë të platformës.

Risia ka të bëjë me një çat të vetëm apo me një grup duke nisur nga një video që është tashmë në YouTube, dhe mund të përgjigjesh me mesazhe apo shpërndarje të filmimeve të tjera. Bëhet fjalë për një tjetër çat të “familjes” Google, por në këtë rast tenton të mbajë pas vetes vetëm përdoruesit e YouTube.

Mund të vazhdoni të shpërndani postimet në çatin privat me përdorues të tjerë të Social.

Gjithashtu videot mund të përdoren edhe në platforma të tjera, thotë Google, pra për shembull përmes Messenger dhe WhatsApp.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*