Menu

Xherdan Shaqiri e kall në dasmën e vëllait

Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdan Shaqirit, i ka dhënë fund beqarisë.

Xherdan Shaqiri

Pavarësisht se kjo është mbajtur fshehur nga mediat, Gazeta Express ka siguruar disa video nga dasma e vëllait të Xherdan Shaqirit, ku mysafirët u argëtuan nga Vjollca Haxhiu e Meda.

Shaqirit kështu i është lëshuar rendi për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

Pas dasmës, që u mbajt në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Vetëm pak ditë më parë ai luajti në humbjen e Stoke City prej 4:2 ndaj Monacos dhe më pas klubi ka liruar lojtarin për dasmën e vëllait. /Gazeta Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen