Menu

Wenger: Ardhja e Aubameyang e ka vrarë Lacazetten

Lacazette u inkuadrua në lojë si rezervist dhe humbi dy mundësi në humbjen 1:0 të Arsenalit nga Tottenham Hotspur në fundjavë.

Tottenham Hotspur v Arsenal - Premier League

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger, ka thënë se sulmuesi Alexandre Lacazette, mund ta ketë humbur vetëbesimin pas blerjes së Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmund.

Lacazette u inkuadrua në lojë si rezervist dhe humbi dy mundësi në humbjen 1:0 të Arsenalit nga Tottenham Hotspur në fundjavë.

Që prej kur ka ardhur në Emirates Stadium nga Lyon, për 53 milionë funta, francezi ka shënuar vetëm nëntë gola në 29 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

“Për të, një kundër një me portierin, ai është golashënues i mirë”, ka thënë Wenger për Lacazette.

“Ai ka kaluar nëpër periudha të vështira më parë. Ai punon shumë në stërvitje, punon se si t’i përfundojë aksionet”.

“Nuk e di çka ka ndodhur, a nuk ditke ai ta prekte topin? Mund të ndodhë, është ndjenja e të dytit”.

“Ndoshta vetëbesimi te ai nuk është në nivelin më të lartë sepse ai ka parë që një konkurrent i ka ardhur”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*