Menu

Vucic i kundërpërgjigjet BE-së për Kosovën

Vucic: Si president i Serbisë jam në situatë të vështirë pas raportimit të Komisionit Evropian. E kam lexuar dhjetë herë raportin që të mos ketë konfuzion.

Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kundërpërgjigjur menjëherë Bashkimit Evropian, për deklaratat se Kosova është rast “sui generis”, dhe se nuk mund të krahasohet me Katalonjën.

Ai ka thënë se e ka lexuar më shumë se dhjetë herë këtë raport dhe se prapë ka konfuzione.

“Si president i Serbisë jam në situatë të vështirë pas raportimit të Komisionit Evropian. E kam lexuar dhjetë herë raportin që të mos ketë konfuzion”, tha Vuçiq.

“Pashë reagimin e kolegëve të mi dhe të gjithë folën për Serbinë. Të gjithë mendojnë se kjo është një padrejtësi e madhe”, ka deklaruar presidenti serb, pas takimit me përfaqësuesit e shteteve të Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Vuçiq theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të flasë për rastin “sui generis”.
Ai ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se shqiptarëve në jug të Serbisë duhet t’u jepet shtetësia dhe pasaportat shqiptare.
“Ne e dimë se sa ka shqiptarë në Serbinë qendrore, ka më shumë serbë në Kosovën qendrore. Ata mund të flasin të gjitha për aq kohë sa kanë mbrojtës jashtë shtetit. Ne jemi të detyruar të vuajmë”, tha Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar më herët se Katalonja dhe Kosova janë dy raste të cilat nuk mund të krahasohen.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*