Menu

Vrasësi i tetëfishtë deklarohet në Polici: Më akuzuan për vjedhje

Autori i masakrës së Selenicës nuk ka shprehur pendesë në polici, por nga deklarimet e tij të para, ngjarja ka ardhur pasi një nga djemtë e Demirit e kishte akuzuar për vjedhje.

auto_unnamed1533985114

Ngjarja që tronditi vendin pasditen e të premtes, ku u shua një familje me 8 anëtarë, nuk ka ende një motiv zyrtar, pasi autori 24-vjeçar, Ritvan Zykaj po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

“Që prej momentit që u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës, përcjell Tch.

Ndërkohë këshilli bashkiak i Selenicës në një mbledhje jashtë radhe, dhe ka shpallur këtë të shtunë ditë zie. Ritvan Zykaj u kap në orët e para të mëngjesit nga policia.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*