Menu

Vezë të skuqura perfekte

Tashmë të gjithë e njohim shijen e vezës së skuqur në vaj ulliri: cepat kërc, me ngjyrë të artë poshtë dhe e verdha e shijshme sipër.

vezë të skuqura perfekte

Vezët e skuqura shpesh mund të rezultojnë një dështim, të pagatuara mirë, me të bardhën jargavitëse që bezdis dhe ngrënësit më pasionantë e të uritur. Rruga e sigurt që ta shmangni këtë është mjaft e thjeshtë: duhet të hidhni vaj të nxehtë sipër të bardhave që të gatuhen më shpejt. Kjo është një teknikë e përdorur shpesh në Spanjë.

Ja si ta bëni:

  • Thyejeni vezën dhe hidheni në një tigan me vaj ulliri të ngrohur më parë. Sipër shtoni kripë, piper dhe shiheni kur të bëjë flluska dhe të nxjerrë pikla.
  • Me mjaft kujdes anojeni pak tiganin dhe me një lugë të madhe mblidhni vajin. Këtë të fundit e hidhni sipër vezëve që të gatuhen më shpejt.
  • Kjo lëvizje ju siguron që të bardhat e pjesës së sipërme të vezës të gatuhen paralelisht me pjesën poshtë dhe që kjo e fundit të  mos digjet. Gjithashtu i jep shijes vezës, sidomos nëse vaji që përdorni është i cilësisë së mirë. Ndoshta pak e bardhë veze mund të kërcejë mbi të verdhën, por mos u shqetësoni nëse ndodh. Sapo të jetë gatuar tamam veza, vendoseni në bukë tost apo në majë të perimeve të gatuara.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*