Menu

Veterani i luftës Salih Hazrolli bëhet me shtëpi të re

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës.

hazrolli2

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës.

Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë së re ishin kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetai i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati de mysafirë të tjerë.

“Ne si shoqatë e kemi për obligim të kujdesemi për veteranët, përfshirë edhe sigurimin e strehimit apo banimit për veteranët, brenda mundësive që kemi si shoqatë. E falënderoj edhe Komunën e Malishevës, për ndihmën e dhënë për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të veteranit, ndërsa familjes i uroj ta gëzojë shtëpinë e re”, tha Gucati.

Begaj e falenderoi OVL-në e UÇK-së për iniciativën dhe për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Salih Hazrolli dhe uroi që familja Hazrolli ta gëzojë shtëpinë e re.

Shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së është ndërtuar në bashkëpunim dhe bashkëfinancim mes OVL të UÇK-së dhe Komunës së Malishevës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*