Menu

Verratti: Dua të fitoj Champions

Verratti thotë se është i lumtur në PSG dhe se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga “Parc des Princes”.

verrati

Verratti thotë se është i lumtur në PSG dhe se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga “Parc des Princes”.

Në vitin 2017, Barcelona insistoi për mesfushorin italian, Marco Verratti, por ai vendosi të qëndrojë te Paris Saint-Germaini dhe thotë se është i lumtur për vendimin që ka marrë dhe se dëshiron të fitojë

“Jam i lumtur për vendimin që kam marr dhe edhe më shumë sot po bindem se kam bërë zgjedhjen e duhur. Me të vërtet dua të qëndroj këtu dhe të fitoj atë që të gjithë po presin (Championsin)”, u shpreh Verratti.

“Vetëm sepse blemë Neymarin, njerëzit menduan se me lehtësi do të arrijmë larg në Champions. Natyrisht, të kesh lojtarë të mëdhenj ke më shumë mundësi për të fituar, por duhet edhe shumë punë për t’u bërë”.

“PSG do ta fitojë Ligën e Kampionëve, pa marrë parasysh nëse do të jemi apo s’do të jemi ne në skuadër. Është klub që po punon dhe po ndërton skuadër para se të rrëmbejë (gjithçka) dhe është afër”, shtoi mes tjerash Verratti.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*