Menu

Vëllait dhe nipit të Enver Sekiraqës një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

13 herë kishin gjuajtur me armë Naser Sekiraqa dhe Fatlum Abazi në drejtim të veturës së Zenel Jasharit javën e kaluar në Prishtinë.

burgu-i-prizrenit-1

13 herë kishin gjuajtur me armë Naser Sekiraqa dhe Fatlum Abazi në drejtim të veturës së Zenel Jasharit javën e kaluar në Prishtinë.

Për këtë, vëllait dhe nipit të Enver Sekiraqës Policia ua ka caktuar nga 1 muaj paraburgim, raporton TV Arta.

“Të pandehurit kishin shfrytëzuar momentin përderisa kishte qenë kolonë në rrugë dhe njëri nga ta ishte afruar te pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit kishte qenë e hapur, kishte futur dorën brenda në veturë dhe me armë zjarri kishte shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit Z.J, me ç’rast të dëmtuarve iu kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të pandehurit me shpejtësi ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Plagosja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*