Menu

Vëllai i Agron Sylejmanit që u përmend si vrasës i Xhemal Mustafës, reagon pas akuzave të dëshmitarit

I dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, në një rrëfim për Klan Kosova mbrëmë ka përmendur grupin kriminal, që, siç thotë ai, kanë gisht në shumë krime të kryera pas luftës në Kosovë.

agron s

I dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, në një rrëfim për Klan Kosova mbrëmë ka përmendur grupin kriminal, që, siç thotë ai, kanë gisht në shumë krime të kryera pas luftës në Kosovë.

Mehmeti përmendi edhe Agron Sylejmanin, i cili tashmë është i vdekur si pjesë të grupit dhe për këtë ka reaguar sot vëllai i Agronit, Driton Sylejmani.

Sipas tij, deklarata e Mehmetit është komplet trillim dhe se arsyeja e dhënies së kësaj deklarate është se atij i është premtuar nga presidenti amnistia.

“Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dalë në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje. Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar”, thotë Sylejmani.

Kjo është letra e plotë e Driton Sylejmanit:

Unë Driton Sylejmani demantoj deklaratën e dhënë mbrëmë në Klan Kosova ku përmendet emri i vëllait tim Agron Sylejmanit.

Këto deklarata të cilat i jep i akuzuari dhe i dënuari me 30 vite burg nuk qëndrojnë dhe janë të gjitha trillime e fabrikime.

Arsyeja e deklaratës është se atij i është premtuar nga presidenti lirimi i tij me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.

Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje.

Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar.

Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar.

Posaçërisht familjes Mustafa, të cilën janë duke u maltretuar me deklarata duke thënë se herë personi që e ka vrarë Mustafën ka qenë ish-deputet, herë është në ministri, e tash po etiketohet Agroni i cili veç është i vdekur dhe po e akuzon me disa gjëra për t’i mbuluar të fëlliqurat e veta.

Këto deklarata po bëhen tani që është aktivizuar Gjykata Speciale dhe po mundohet t’i mveshen kryeministrit këto gjëra e etiketime të pabaza.

Aty nuk akuzohet asnjëherë Xhavit Haliti, koka e krimit të Dukagjinit e as njerëzit e Drenicës që kanë qenë në koordinim me Xhavitin gjithë kohën.

Dhe një herë ju familjarë priteni Gjykatën Speciale dhe mos bini pre e këtij matrapazi.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*