Menu

Ura të reja komunikimi

Erdogan mbërrin në Greqi për ura të reja komunikimi.

vlcsnap-2017-12-07-12h04m25s6

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Athinë për një vizitë zyrtare, ku është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Ai është ftuar në Athinë nga homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos, të cilin e ka takuar pasi vendosi një kurorë me lule në monumentin e “Ushtarit të panjohur” para Parlamentit grek.

Që në deklaratat e para është krijuar një atmosferë e elektrizuar, sipas medieve greke.

Presdienti Pavlopoulos, duke i uruar mirëseardhjen, i ka bërë të qartë homologut të tij turk se Traktati i Lozanës nuk ka përse të rishikohet dhe se minoriteti mysliman në Trakë, zonë verilindore e Greqisë, është një minoritet fetar.

Nga ana e tij, me një fjalim me nota tepër sulmuese, siç është karakterizuar nga mediet vendase, Erdogan ka këmbëngulur se duhet riparë një traktat si ai i Lozanës, që është nënshkruar gati 100 vite më parë.

Gjithashtu, ai ka theksuar se minoriteti mysliman në Trakë duhet të përcaktohet si minoritet turk dhe të gëzojë të drejtat e ushtrimit të besimit fetar i pandikuar nga qeveritë greke, të cilat kanë të drejtën e emërimit të myftiut të zonës.

Më pas, Erdogan do të takohet me kryeministrin Tsipras, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Përveç frymës bashkëpunuese dhe përmirësimit të marrëdhënieve, pritet të jepen edhe reagimet e (ashpra dhe të prera) qeverisë greke ndaj të gjitha problemeve që ngriti presidenti turk, për të cilat Athina është krejtësisht kundër.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*