Menu

United mesazh Pogba’s

Man United e paralajmëron Pogban: Ose je me Mourinhon, ose largohu.

pogba

“The Independent” shkruan se klubi e mbështet Mourinhon më shumë se kurrë më parë. Portugezi vetëm sa ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe Pogba duhet të pajtohet me këtë ose të largohet.

Distanca mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Ata e kanë humbur besimin te njëri-tjetri. Pogba madje është i gatshëm edhe të largohet nga “Old Trafford” nëse trajneri portugez nuk ndërron qasje.

Pogba është dëshpëruar edhe nga klubi që i besojnë 100% ish trajnerit të Interit, Chelseat e Real Madridit dhe e kanë paralajmëruar mesfushorin francez: ose je me Mourinhon ose jashtë – raporton “The Independent”.

Rinovimi i kontratës së Mourinho deri më 2020 ishte sinjal i qartë për Pogban se Man United i beson portugezit.

Situata është e komplikuar pasi Mourinho disa ndeshje e ka lënë jashtë, por edhe në stol francezin që u ble nga Juventusi për 125 milionë euro, 20 prej tyre bonuse.

Para transferimit në Man United, për Pogban interesoheshin edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Spekulimet për një largim të mundshëm i ka shtuar edhe më shumë agjenti i lojtarit, Mino Raiola, pas situatës së krijuar mes Pogbas e Mourinhos.

“Pogba në Madrid? Kurrë mos thuaj kurrë…”, ishte shprehur Raiola. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/man-united-e-paralajmeron-pogban-ose-je-me-mourinhon-ose-jashte-509643/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*