Menu

United 90 mlionë për merkaton

Manchester United kërkon që të rikthehet te titulli kampion në Premier League që i mungon prej kohësh.

united

“Djajtë e Kuq” janë skuadra që ndjek rivalët e Cityt, me të cilët do të luajnë këtë fundjavë, ku do të kërkojnë të shkurtojnë diferencën e pikëve (8).

Manchester United po e përgatit planin për t’ia arritur këtij objektivi dhe hapi i parë është përcaktimi i një fondi për trajnerin Jose Mourinho. Sipas tabloidit “The Sun”, pronarët e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të akordojnë 90 milionë euro për merkaton e transferimeve.

Ideja është që në skuadër të vijë një mbrojtës i majtë, një sulmues krahu dhe një organizator. Mësohet se dy nga futbollistët që po përgatiten të lënë Manchester United janë pikërisht Luke Shaw dhe Matteo Darmian.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*