Menu

U tall me priftin dhe përkrahu PS, tifozeria polake nuk e pret mirë Armando Sadikun

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është transferuar së fundmi te Legia e Varshavës. Dhe pse kjo ishte e papritur, lojtari i kombëtares shqiptar u shfaq mjaft i lumtur për skuadren ku do të luajë.

sadiku

Portali polak “Interia” i ka kushtuar një shkrim të veçantë sulmuesit ku diskuton bindjet e tij politike duke e cilësuar si komunist. Në artikull përmendet mbështetja e hapur e Sadikut për krahun e majtë të politikës shqiptare, më saktësisht Partinë Socialiste, për të cilën ka dalë dhe publikisht duke bërë fushatë.

Në këtë shkrim përmendet se përfshirja e Sadikut në fushatën elektorale e tronditi imazhin e tij në Shqipëri, edhe pse ai është një nga heronjtë e kombëtares në EURO 2016 me golin e realizuar ndaj Rumanisë. Gjithashtu “Interia” përmend transferimin e dështuar të Sadikut në Greqi te skuadra e Panathinaikosit për shkak të videos me Andi Lilën ku talleshin me besimin fetar të krishterë.

Në lidhje me bindjet politike të Sadikut mediat polake kanë pyetur edhe trajnerin e Legias, Jaxhek Magiera, i cili nuk ka dashur të komentojë gjatë duke thënë se interesohet vetëm për aftësitë futbollistike të sulmuesit shqiptar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen