Menu

U dhunua nga serbët, pa 6 gra të tjera duke u hedhur në bunar

18 vjet pas luftës Kosova mbetet një dosje e madhe e krimeve të pandëshkuara. Një histori të dhimbshme të krimit dhe dhunimit e ka rrëfyer një grua e dhunuar. Ajo ka thënë se është dëshmitare e gjallë se si pasi u dhunuan gjashtë gra ato u hodhën në bunar nga forcat serbe.

dhuna

Dëshmi të trisht ka dhënë kjo grua e dhunuar gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.

Duke rrëfyer historinë dhe vuajtjet e pa treguara më parë në media, thotë se u dhunua për më shumë se dy muaj vazhdimisht, raporton KTV.

Kjo grua thotë se është dëshmitare e gjallë, ku 6 gra të dhunuara e të torturuara u hodhën në bunar.

Kjo grua rrëfen se ishin rreth 80 gra të mbajtura në disa shtëpi, duke përfshirë edhe vajza të reja, të cilat u dhunuan përgjatë dy muajve.

Ndonëse i ka humbur shpresat në drejtësi, ajo thotë se asnjë dënim nuk do ta largonte tmerrin që ka përjetuar nga ushtarët serbë.

Mbështetje grave të dhunuara gjatë luftës u ka dhënë Organizata e Viktimave të Luftës Civile. Thonë se së shpejti do të hapin një qendër rehabilitimi dhe do të punësohen rreth 30 veta.

Në Kosovë llogaritet të jenë të dhunuara nga forcat serbe rreth 20 mijë gra.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*