Menu

Turqia “izolon” ishullin grek

Tensionet e Turqisë me Greqinë shtrihen në shumë fusha, por ajo ku të dyja vendet kanë ndasinë më të madhe ka të bëjë me ujërat territoriale të Egjeut.

turiqa

E pikërisht këtu është edhe përplasja e radhës mes Athinës dhe Ankarasë. Mediat turke raportojnë se autoritetet vendase kanë njoftuar bllokimin e ishullit Kasterlorizo, i ndodhur pak kilometra nga brigjet jug-perëndimore turke.

Motivi i dhënë nga pala turke për këtë veprim është zhvillimi i një stërvitjeje kërkim-shpëtimi të forcave të saj detare dhe tokësore.

Në këtë trajnim do të marrin pjesë dhjetra anije si dhe trupa ushtarake në tokë.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm në javët e fundit dhe gjithë çështjeve që dy palët përplasen, u shtohet edhe ajo e dy ushtarëve të arrestuar nga Turqia për kalim ilegal të kufirit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*