Menu

Trump pranon ftesën për takimin historik me Kim Jong-Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar ftesën e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, për t’u takuar në lidhje me bisedimet e denuklearizimit, konfirmoi të enjten këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Chung Eui-Yiong.

kim jong tramp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar ftesën e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, për t’u takuar në lidhje me bisedimet e denuklearizimit, konfirmoi të enjten këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Chung Eui-Yiong.

Ky i fundit, në krye të një delegacioni koreanojugor që u takua të enjten me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, u tha gazetarëve se lideri amerikan ka rënë dakord të takojë Kimin në maj, pasi udhëheqësi koreanoverior “shprehu gatishmërinë për të takuar presidentin amerikan sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Trumpi dhe Kimi kanë një histori të gjatë retorizmi të ashpër, me presidentin amerikan që ka kërcënuar haptazi me “zjarr dhe tërbim” udhëheqësin koreanoverior, të cilin ai e ka quajtur “njeriu raketës së vogël”, ndërkohë që Kimi i është kundërpërgjigjur me fjalët “një qen i frikësuar që leh zhurmshëm”, pasi Trumpi iu drejtua OKB-së.

Sipas Chung, i cili ishte në Uashington për të njoftuar Trumpin dhe zyrtarët e lartë amerikanë për bisedimet e fundit të Seulit me Phenianin, përveç kërkesës për bisedime, Kimi u është zotuar koreanojugorëve se do të ndalë testet bërthamore dhe ato të raketave balistike të Koresë së Veriut, si dhe që nuk do të kundërshtojë stërvitjet ushtarake të përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Megjithatë zyrtari koreanojugor tërhoqi vëmendjen duke theksuar se është me rëndësi jetike që “të mos përsërisin gabimet e së kaluarës”, ndërsa vuri në pah se Seuli dhe Uashingtoni “janë optimistë për procesin tonë të vazhdueshëm diplomatik për të provuar mundësinë e një zgjidhjeje paqësore”.

“Republika e Koresë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë dhe partnerët tanë të shumtë në mbarë botën mbeten plotësisht dhe vendosmërisht të angazhuar për denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean”, tha ai.

Ky njoftim u konfirmua më pas në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, që shtoi se vendi dhe koha e takimit nuk janë përcaktuar ende dhe se të gjitha sanksionet dhe presioni maksimal do të mbeten në fuqi deri në mbajtjen e takimit.

Vetë Presidenti Trump komentoi mbrëmjen e së enjtes në “Twitter” lidhur me këtë zhvillim.

“Kim Jong-Un foli për denuklearizimin me përfaqësuesit koreanojugorë, jo thjesht për ngrirje. Gjithashtu nuk do të ketë prova raketore nga Koreja e Veriut gjatë kësaj periudhe kohe. Po bëhet përparim i madh, por sanksionet do të mbeten në fuqi deri sa të arrihet një marrëveshje. Takimi po planifikohet!”, shkroi ai.

Trumpi ka këmbëngulur se negociatat e drejtpërdrejta do të zhvillohen vetëm “nën kushtet e duhura”.

Nëse realizohet, kjo do të shënojë takimin e parë midis një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi koreanoverior në detyrë.

Vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike formale dhe gati tri dekada bisedime sporadike për denuklearizimin e gadishullit Korean kanë dështuar.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane theksoi po ashtu se takimi në fjalë nuk është i barasvlershëm me negociatat zyrtare dhe se Trumpi pret që Kimi të “kthejë në veprime këto fjalë që u përcollën nëpërmjet koreanojugorëve”.

“Presidenti Trump informoi rreth zhvillimeve edhe Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, gjatë një bisede telefonike të enjten në mbrëmje”, shtoi zyrtari amerikan.

Seuli dhe Pheniani arrijnë marrëveshjen për një samit presidencial ndërkorean | TRT  Shqip

Seuli dhe Pheniani arrijnë marrëveshjen për një samit presidencial ndërkorean | TRT Shqip

Atmosfera pozitive ndërmjet Phenianit dhe Seulit nisi me fjalimin për vitin e ri të udhëheqësit koreanoverior, Kim Jong-Un, që pati deklaruar se mund të dërgonte një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 të Pjongçangut duke shprehur gatishmërinë për bisedime me Korenë e Jugut. Në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore më 9 shkurt ishte e pranishme edhe Kim Yo-Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut. Më pas, një delegacion special i autorizuar nga Presidenti koreanojugor, Moon Jae-In, realizoi një vizitë dyditore në Phenian dhe u takua në një darkë pune të mërkurën me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-Un.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*