Menu

Trump kthehet kundër njerëzve të Shtëpisë së Bardhë dhe ia mban anën Putinit: Ata janë njerëz budallenj

Gjatë një telefonate me Vladimir Putinin në muajin Mars, presidenti Trump u përpoq që të qetësonte shqetësimet e Putinit se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të bllokojnë bisedën mes të dyve.

tramp putini de

Gjatë një telefonate me Vladimir Putinin në muajin Mars, presidenti Trump u përpoq që të qetësonte shqetësimet e Putinit se  zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të bllokojnë bisedën mes të dyve.

Pasi Putini përmendi se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ndërhyjnë, një person me njohuri direkte për bisedën tha sa Trump i kishte thënë Putinit, “Ata janë njerëz budallenj; nuk duhet t’i dëgjosh ata”, raportoi Neë York Times të hënën, përcjell gazetametro.net

Në atë kohë, Trump injoroi këshilltarët e tij të Sigurisë Kombëtare dhe uroi Putinin për fitoren e tij për të cilën gjerësisht besohet se nuk ishte demokratike. Trump’it i ishte ofruar një kërkesë me udhëzimin “MOS E URO”.

Trump gjithashtu e kishte ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë, e që do të ishte vizita e parë që nga viti 2005.

Trump ka kohë që admiron Putin’in dhe beson se SHBA’ja dhe Rusia mund të jenë aleatë, sipas shumë raporteve mbi sjelljen e Trump në drejtim të Putin dhe regjimit të tij.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*