Menu

Trump e bën sërish, fyen emigrantët e vendet e tyre

Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump sulmoi ashpër emigrantët dhe sidomos vendet e tyre me fjalë banale gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

trump

‘Pse lejojmë që njerëz nga këto vende të ndyra të vijnë këtu”, deklaroi Trump para ligjvënësve në zyrën e tij, sipas “Washington Post”.

Kjo e fundit sqaron se komenti i Trump ishte për njerëzit nga Haiti, El Salvador dhe vende afrikane. Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi komentin e Trumpit, i cili u konfirmua edhe nga media të tjera amerikane. Sipas tyre, Trump foli mjaft i revoltuar ndaj emigrantëve gjatë takimit me ligjvënës nga të dyja partitë që kishin shkuar në zyrën ovale për të propozuar një marrëveshje dypalëshe për emigracionin.

Komenti i Trump solli kritika të menjëhershme dhe pati nga ta që qëllimi i Trump s’është të bëjë Amerikën sërish madhështore, siç thotë slogani i tij, por sërish të bardhë.

Shtëpia e Bardhë, në krahun tjetër nuk u tremb aspak nga kritikat dhe një zyrtar i Trump deklaroi për CNN se komenti i presidentit mund të zemërojë Uashingtonin, por gjen jehonë tek baza e mbështetësve të Trump, ashtu si sulmi ndaj lojtarëve të futbollit amerikan që nuk respektojnë himnin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*