Menu

Trepikëshi i humbur

Chelsea është mundur nga Crystal Palace 1:2 brenda në “Stamford Bridge” duke rihapur kampionatin

IMG_0674

Chelsea është mundur nga Crystal Palace brenda në “Stamford Bridge” duke rihapur kampionatin. Ndeshja filloi ashtu siç pritej nga të gjithë, me Chelsea që sulmon dhe Crystal Palace që mbron me shumë forca. Blutë arritën të zhbllokojnë menjëherë rezultatin me spanjollin Fabregas. Hazard futet në zonë nga e majta dhe fut një top të ulët në qendër i cili shtyhet në rrjetë nga Fabregas.

Çdo gjë dukej se po shkonte drejt normalitetit deri disa minuta më pas kur Zaha barazon rezultatin për miqtë me një super gol pas një aksioni personal. Goli i dha vetëbesim të madh djemve të Sam Allardyce të cilët gjejnë golin e avantazhit pak minuta më pas.

Një super gol i Benteke ka gëzuar të gjithë Premier League-n. Pas golit të avantazhit, Palace filloi të praktikojë skemën që pritej të praktikohej që në fillim, pikërisht atë ‘park the bus’ me Chelsea që është ekipi që kërkon të rrezikojë kundërshtarët por pa gjetur shumë hapësira në sulm.

Gjithsesi rastet për Blutë nuk munguan por Costa, e më pas Matic nuk u treguan të saktë duke bërë që Chelsea të vazhdojë të jetë në kërkim të golit të barazimit deri në minutat e fundit por miqtë u mbrojtën mirë dhe arritën këtë fitore historike megjithëse ndeshja u luajt për më tepër se 100 minuta.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*