Menu

Trendi i flokëve Kate Middleton

Middleton dukek e mrekullueshme për shkak të modelit të ri të flokëve.

Kate Middleton

Kate Middleton ka qendruar “kryesisht nënë” që kur u njoftua në fillim të shtatorit për shtatzaninë e saj të tretë. Për shkak të sëmundjes të njohur si hyperemesis gravidarum, Kate ka qenë në shtrat rreth shtatë javë.

Por tani, Dukesha është kthyer dhe duket më e shëndetshme se kurrë. Në fakt, gjatë paraqitjes së saj të fundit publike së bashku me bashkëshortin Princi William dhe kunatin Harry, Middleton dukej e mrekullueshme për shkak të modelit të ri të flokëve.

Middleton bëri paraqitjen e papritur të hënën në stacionin Paddington në Londër. E gjithë ngjarja ishte një festë e një numri të organizatave bamirëse të fëmijëve që familja mbretërore mbështet.

“Ajo ndihet shumë më mirë”, tha Princi William për gazetarët që morën pjesë në këtë ngjarje. Një ndihmës mbretëror shtoi: “Dukeshja ndihet shumë më mirë, por ajo ende nuk është shëruar plotësisht.”

Ndoshta pamja e saj e shëndetshme u ndihmua edhe nga  modeli i ri i flokëve të cilën Daily Mail e përshkroi si “më të shkurtër dhe  me shkëlqim”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*