Menu

Tre të vdekur dhe një i lënduar rëndë pas një aksidenti në Pejë

Në orët e para të ditës së sotme pas një aksidenti në Pejë kanë ndërruar jetë tre persona kurse një tjetër është lënduar rëndë. `

vetura-1-768x577

Bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra që kanë përfunduar me fatalitet pas një vetaksidenti, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 01:10 minuta ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda trupore. Një veturë është përplasur për një muri për shkak të shpejtësisë së madhe ku për pasojë në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekura dy pasagjere dhe më pas edhe drejtuesi i veturës që ka ndërruar jetë pas transportimit në QKUK”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Është edhe një pasagjer tjetër që ka pësuar lëndime në këtë aksident, i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës”.

Deri te aksidenti sipas Rugovës ka ardhur kur vozitësi i veturës duke qenë me shpejtësi të madhe ka tentuar të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugicë, ku aty është përplasur për një muri.

Fotografitë e mëposhtme janë publikuar nëpër rrjete sociale, pas aksidentit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*