Menu

Tre mln dollarë për sigurinë e binjakëve

George dhe Amal Clooney (Alamuddin) duket se nuk kursehen aspak kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë e tyre, e për të mbajtur larg paparacët nga dy binjakët, Ella dhe Alexandër, të cilët erdhën në jetë më 7 qershor.

clooney

Fjala kyç është siguria. George dhe Amal Clooney (Alamuddin) duket se nuk kursehen aspak kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë e tyre, e për të mbajtur larg paparacët nga dy binjakët, Ella dhe Alexandër, të cilët erdhën në jetë më 7 qershor.

Sipas disa burimeve, prindërit e rinj kanë angazhuar një eskortë për të ndjekur hap pas hapi binjakët edhe në shtëpi, e kanë shpenzuar 3 milionë dollarë për aparatura të tilla si, sensorë lëvizjesh e lazera për të mbrojtur vilën në Berkshire.

E ndërsa një grup truprojash do të ruajnë ditë e natë të gjithë perimetrin e rezidencës, duke i kushtuar çiftit 300 mijë dollarë në vit, dy truproja do të ndjekin Ellën dhe Alexandrin hap pas hapi edhe brenda mureve të shtëpisë.

Më kureshtarëve duhet t’u mjaftojnë fjalët e gjyshit nga babai, Nick Clooney, i cili i ka njohur vogëlushët përmes “Skype”-it.

“Fëmijët janë shumë të bukur. Kanë flokë të zinj dhe djali duket se ka hundë të ngjashme me atë të George. Janë perfektë”, ka deklaruar ai

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*