Menu

Trajtimet që s’duhen bërë të sapolindurve

Të sapolindurit kanë nevojë për kujdes të shtuar, por janë disa trajtime që atyre duhet t’iu bëhen asnjëherë, sepse mund të jenë më të dëmshme.

newborn-baby-images-hd-wallpaper

Shumë prindër nxitojnë te pediatri sapo fëmija e tyre ka ndonjë problem. Aq më tepër kur është i sapolindur dhe ata nuk janë mësuar të dallojnë cilat janë problemet e zakonshme për të cilat nuk duhet të shqetësohen fare.
Në fakt, janë disa trajtime që ata nuk duhet t’i bëjnë asnjëherë, sepse mund të jenë më të dëmshme.
Ja katër trajtimet që nuk duhen bërë te të sapolindurit:
Medikamentet antirefluks:
Nxjerrja e qumështit të tepërt nga goja është krejt normale te foshnjat. Një trajtim që zakonisht është përdorur për të trajtuar këto ‘vjellje’, është një proteinë që shërben si pompë frenuese, por ka prova që ajo mund të jetë e dëmshme për zorrët e një foshnje.
Ai mund të shkaktojë enterokolit nekrotizues, e cila i përflak zorrët dhe i shkatërron indet e tyre.
Antibiotikët
Në disa raste, të sapolindurve u jepen antibiotikë, ndoshta për të trajtuar ndonjë sëmundje, të cilët në fakt nuk janë fare e nevojshme. Në fakt, këto antibiotikët mund të çojë në enterokolit nekrotizues, e cila në fund të fundit mund të çojë edhe në vdekje.
Rrezet X
Të sapolindurit gjithashtu nuk kanë nevojë të bëjnë grafi dhe të ekspozohen para rrezeve x. nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ato janë të dobishme për një fëmijë.
E vetmja gjë që është e sigurt është se fëmija po ekspozohet ndaj rrezatimit që mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e tij ose të saj.
Rezonanca
Rezonanca manjetike shpesh përdoret për të parë se si është zhvillimi i fëmijëve të porsalindur, apo zhvillimin e trurit. Por në fakt, këto skanera apo rezonanca, duhet të bëhen mbi moshën 5 vjeçare, sepse në këtë fazë nuk tregojnë asgjë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen