Menu

Trajneri i River Plate: Finalja në Madrid, janë grabitur tifozët

Pas trazirave të shumta të zhvilluara në prag të ndeshjes Boca Juniros dhe River Plate, është marrë vendimi që ndeshja të luhet në “Santiago Bernabeu”, stadiumin e Real Madridit.

pijate

Pas trazirave të shumta të zhvilluara në prag të ndeshjes Boca Juniros dhe River Plate, është marrë vendimi që ndeshja të luhet në “Santiago Bernabeu”, stadiumin e Real Madridit.

Incidentet po sjellin pasojat e veta dhe nuk e kanë bërë aspak të thjeshtë zhvillimin e ndeshjes në kohën e vet, madje e bënë të pamundur atë.

“CONMEBOL” është detyruar të “spostojë” ndeshjen jashtë Argjentinës kësaj here, në pamundësi për ta zhvilluar atë atje, për shkak të frikës se incidentet e turpshme do të përsëriteshin.

Riveri është vendosur në Vladebebas, e cila është qendra stërvitore e Realit, ndërsa Boka është vendosur 20 kilometra më larg, në Las Rozas, qendra federale teknike.

Përpos të gjitha këtyre ngjarjeve, trajneri i Riverit duket se nuk ka qenë aspak i kënaqur me këtë vendim duke e quajtur të turpshëm.

“Kupa Libertadores 10 mijë kilometra larg nga këtu? Kur të kthejmë një ditë kokën pas të gjithë, do e cilësojmë këtë vendim si një turp absolut. Ata i kanë grabitur tifozët”, është shprehur Marcelo Gallardo.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*