Menu

Tost me fruta

Mësoni si ta përgatisni një të tillë.

1

Frutat mund ti konsumojmë në gjendjen e tyre natyrale, në sallata por së fundmi mund ti konsumojmë edhe në një tost, për mëngjes. Mësoni si ta përgatisni një të tillë.

Përbërësit:
1/4 filxhan çaji me miell
1 filxhan çaji më qumësht
1 majë luge kafe me kripë
3 vezë
1/2 lugë çaji me kanellë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
1 lugë gjelle sheqer të bardhë
3 feta buke të trasha
1 mollë
1 kivi

Përgatitja:
Në një tas hidhni miellin. Shtoni qumështin dhe dalëngadalë përziejini. Shtojini kripën, vezën, kanellën, ekstraktin e vaniljes dhe sheqerin. Masën e krijuar vendoseni në një tigan të ngrohur më parë me vaj ulliri dhe skuqeni në një zjarr mesatar.
Pasi të jenë skuqur,sipër shtojini kivi dhe mollë të prera imët( ose fruta të tjera sipas dëshirës). Mund ta shoqëroni me një gotë qumësht ose kafe./Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*