Menu

Topalli: Thaçi dhe Kurti në një tavolinë, dikur ishte e paparamendueshme

“Ka pasë bashkëpunim, sa i përket çëshjteve të Ndërmarrjeve Publike, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës”.

faton-topalli1_1515425019-1220103

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka folur për koalicionin mes Alternativës së Mimoza Kusari-Lilës dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në fakt, unë sot kam qenë në seancë dhe nuk jam informuar sa i përket kësaj pjese. Nëse ka, mendoj se nuk është një gjë e keqe”.

“Sa më mirë që të funksionojë Kuvendi Komunal i Prishtinës, aq më lehtë do të jetë për kryetarin  e Komunës që ta realizojë programin qeverisës që ua ka prezantuar qytetarëve të komunës së Prishtinës”.

“Vijat e kuqe janë përcaktuar vetë, kemi pasë një periudhë kur kemi qenë te gjithë së bashku, më pas kur kemi pasë konflikte me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për një “koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe  PDK-së”.

“Ka pasë bashkëpunim, sa i përket çëshjteve të Ndërmarrjeve Publike, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Bashkëpunimi ka qenë faktik, është parë edhe me vota – nuk është diçka e fshehur, është diçka shumë publike”.

Topalli ka komentuar edhe një bashkëpunim të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, në nivel të qeverisjes qendrore.

“Në politikë mendoj se gjithçka është e mundur.  Është e mundur edhe një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Nuk e di sa larg mund të shkojë Lëvizja Vetëvendosja por ka ndryshuar bukur shumë”.

“Gjërat që më parë kanë qenë të paparamendueshme, p.sh që Albin Kurti dhe Hashim Thaçi të jenë bashkë në një tavolinë, kjo nuk ka ndodhur më herët. Kemi ndryshim sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Po ndodhin gjëra që kanë qenë të paparamendueshme, që Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të jenë në një tavolinë. Nuk ka qenë e mundur, tash është e mundur”.

“Derisa kjo ka qenë e mundur, mund të jenë edhe gjërat e tjera të mundura. Koha do ta dëshmojë”.

Por a është Partia Socialdemokrate më afër LDK-së apo PDK-së?

“Ne jemi duke ndërtuar identitetin tonë, si Parti Socialdemokrate. LDK-ja është parti e qendrës së djathtë, edhe PDK-ja është e djathtë. Më shumë i bashkon PDK-në dhe LDK-në se sa ne me të dyja”.

“Ne si parti jemi të interesuar që të bashkëpunojmë brenda Kuvendit”.

“Varet nga ajo se me cilat parti jemi më afër më programin qeverisës, pikat ku qëndrimet dhe programi ynë politik është më i zbatueshëm, mund të bëhet edhe koalicioni”.

“Kjo do të shihet më mirë në momentin kur afrohen zgjedhjet, si duket momentalisht nuk kemi zgjedhje, pavarësisht se ka zëra të partive politike që po kërkojnë zgjedhje të parakohshme por nuk ka lëvizje konkrete”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*