Menu

Titulli është i Spurs

San Antonio Spurs janë fitues të NBA ligës, pasi në finalen e madhe e mposhtën Miami Heat me 4:1.

San Antonio Spurs janë fitues të NBA ligës, pasi në finalen e madhe e mposhtën Miami Heat me 4:1.

Në reprizën e finales nga viti i kaluar, Spurs iu revanshuan mbojtësit të titullit me tri fitore radhazi. Mbrëmë ishin të bindshëm para publikut të vet dhe triumfuan me rezultat 104:87.

Miami e filloi mirë ndeshje, udhëhoqi me 22:6, por pastaj u zgjua Manu Ginobili dhe ndeshja mori kah tjetër.

MVP i finales, Kawhi Leonard, shënoi 22 poenë dhe 10 kërcime.

Lojtari më i mirë në botë, LeBron James, nuk doli ta fitojë titullin e tretë, ndonëse shënoi 31 poenë dhe 5 asistime.

Për San Antonio Spurs ky është titulli i pestë në nëntë vitet e fundit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*