Menu

Thomas Muller ka një mesazh ironizues ndaj PSG

Thomas Muller i ka bërë thirrje medias “të mos e fryjnë kaq shumë” Paris Saint-Germain, pas fitores së Bayern Munchen 3-1 ndaj parizienëve një natë më parë në Champions League.

auto_muller1512583779

Thomas Muller i ka bërë thirrje medias “të mos e fryjnë kaq shumë” Paris Saint-Germain, pas fitores së Bayern Munchen 3-1 ndaj parizienëve një natë më parë në Champions League.

Muller, 28 vjeç, ishte kapiten i gjigantëve të Bundesligës në humbjen 3-0 në “Parc des Princes” gjatë muajit shtator, një rezultat që solli edhe shkarkimin e Carlo Ancelottit ditën pasardhëse të ndeshjes.

Gjithsesi, trajneri i përkohshëm Jupp Heynckes i transformoi fatet e Bayernit, teksa bavarezët u hakmorën për atë humbje “poshtëruese” në Paris, falë një goli të hershëm të Robert Lewandowskit dhe nga një gol në secilën pjesë të Corentin Tolisso, lojtari që mban rekordin e transferimeve te bavarezët.

Muller, i cili është edhe golashënuesi rekordmen i Bayernit në Champions League, beson se fitorja e takimit të parë nga Parisi solli edhe një mbivlerësim të klubit të sheikëve.Kur humbëm në Paris, goditjet nga këndi ishin 18-1 në favorin tonë, por pavarësisht kësaj, të gjithë u sollën sikur Paris SG kishte dominuar në mënyrë të magjishme. Sigurisht, ata kanë lojtarë shumë të mirë në repartin sulmues, por nuk mund ta mbivlerësosh kaq shumë një ekip të tillë. Ne fituam 3-1 në ndeshjen e kthimit, kur Parisi gjithashtu pati disa mundësi të mira për të shënuar, megjithatë besoj se ju nuk patët përshtypjen se ne po përballeshim me një ekip totalisht dominues ndaj nesh. Ne jemi ende Bayern Munchen”, tha Muller.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*