Menu

‘The Sun’: 716 kriminelë shqiptarë në burgjet britanike duhet të ishin kthyer në Shqipëri

Të burgosurit shqiptarë që ishin piketuar për t’u kthyer në atdhe nga burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe janë ende prapë hekurave.

burgu

Të burgosurit shqiptarë që ishin piketuar për t’u kthyer në atdhe nga burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe janë ende prapë hekurave.

The Sun, tabloidi britanik, cituar nga Syri.net i ka kushtuar sot një artikull tjetër çështjes së të burgosurve shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe. Në artikull thuhet se “dhjetra të burgosur të rrezikshëm shqiptarë të cilët duhet të ishin kthyer në vendin e tyre për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Britaninë e Madhe janë ende prapë hekurave pavarësisht një marrëveshjeje të firmosur mes dy vendeve 5 vjet më parë.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhet t’u kursente taksapaguesve britanikë 2.5 milionë paund; më shumë se 100 shqiptarë të burgosur ishin caktuar të transferoheshin por “The Sun” ka mësuar se vetëm 23 janë kther mbrapsh. Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar transferimin në emër të të drejtave të njeriut duke pretenduar të qëndrojnë pavarësisht pretendimeve falso për azil dhe duke mashtruar autoritetet britanike sikur janë refugjatë kosovarë.

Shifrat e fundit regojnë se janë 716 të burgosur shqiptar në Britaninë e Madhe, shumë prej tyre të dënuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge dhe kanë dënime afatgjata .

Javën që kaloi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë diskutuan për krizën me homologët e tyre në Tiranë sesi procesi mund të përshpejtohet për të kursyer paratë e taksapaguesve.

Në njoftimin në Fb të ambasadës në Tiranë thuhet se “gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët po kërkojnë mënyrët sesi  të përmbushin marrëveshjen e përbashkët të transferimit të të burgosurve ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.” Ekspertët britanikë kanë analizuar dhe shqyrtuar 23 raste.s.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*