Menu

The Beatles “arrijnë” në Siberi

Në kampusin e një universiteti të Siberisë, është vendosur një skulpturë e re që paraqet parakalimin e anëtarëve të grupit The Beatles, rrugën e famshme Abbey të Londrës.

The Beatles

Kjo pamje ka qenë në kopertinën e albumit “Abbey Road”, të po këtij grupi. Skulptura është vendosur në kampusin e Universitetit Shtetëror Tomsk.

Skulptura e realizuar nga artisti lokal Anton Gnedykh, shënon nisjen e regjistrimeve për vitin e ri akademik, është thënë në faqen e këtij universiteti.

Në këtë skulpturë shihen katër anëtarët e grupit britanik – John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, sikur po shkojnë drejt ndërtesës kryesore të universitetit.

Vendkalimi i këmbësorëve në rrugën Abbey u shfaq në kopertinën e albumit të grupit The Beatles, në vitin 1969. Ky vend më pas u shtua në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të Britanisë së Madhe më 2010.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen