Menu

Tension në BE

Ministri italian anulon vizitën në Paris.

itali

Klima e tensionuar  e orëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të akuzave që Parisi zyrtar i ka bërë qeverisë italiane ka çuar në anullimin e vizitës së punës së parashikuar gjatë ditës së sotme në Francë mes ministrit italian të Ekonomisë Giovanni Tria e homologut të tij francez Bruno Le Maire.

Qeveria italian informon se takimi mes dy ministrave të ekonomisë është anulluar për shkak të tensioneve mes dy vendeve për çështjen e emigrantëve. Të dy ministrat kanë zhvilluar një bisedë të mirësjelltë telefonike duke e shtyrë takimin e tyre në një datë e vendndodhje ende të pacaktuar.

Dy ministrat priten të takohen së shpejti në Luksemburg me rastin e mbledhjes së Ecofin që do të zhvillohet më datë 21-22 qershor. Ndërkohë ministri italian i Ekonomisë Giovanni Tria ka konfirmuar vizitën e tij nesër në Berlin ku do të takohet me ministrin gjerman Olaf Scholz Olaf Scholz.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*