Menu

Të mirat e një filxhan çaji në ditë, ja efektet që nuk e keni ditur kurrë

Kjo ndoshta do të thotë që britanikët janë njerëzit më krijues në botë. Po, një studim ka zbuluar se konsumimi i çajit e bën trurin më krijues, si dhe ndihmon gjendjen emocionale të njerëzve.

qaji

Kjo ndoshta do të thotë që britanikët janë njerëzit më krijues në botë. Po, një studim ka zbuluar se konsumimi i çajit e bën trurin më krijues, si dhe ndihmon gjendjen emocionale të njerëzve.

Studiuesit në Universitetin e Pekinit ndanë një grup prej 50 nxënësish në gjysmë, duke iu dhënë 25 prej tyre të pinin çaj dhe pjesa tjetër një gotë uji para se të hynin në një testim.

Në testimin e parë atyre iu kërkua të përgatisnin diçka krijuese dhe tërheqëse, duke përdorur blloqe ndërtimi. Ndërsa në të dytin të gjenin një emër interesant për një restorant.

Nga testimi i parë, ata të cilët kishin konsumuar çaj morën 6.54 pikë në krahasim me 6.03 pikë që morën nxënësit që kishin pirë ujë. Ndërsa në testimin për emrin e restorantit, konsumuesit e çajit morën 4.11 kundrejt 3.78 të pjesës tjetër.

Në revistën Food Quality and Preference, studiuesit e konsideruan këtë zbulim si një mënyrë e re për të kuptuar raportin mes konsumimit të pijeve dhe përmirësimit të kreativitetit të njerëzve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*