Menu

Të mësojmë nga humbja

Humbja e Superkupës së Italisë përballë Milanit nuk kapërdihet lehtë në shtëpinë e Juventus, sidomos nga Chiellini.

Giorgio Chiellini

Humbja e Superkupës së Italisë përballë Milanit nuk kapërdihet lehtë në shtëpinë e Juventusit, sidomos nga një futbollist që jep gjithçka në fushë si Giorgio Chiellini, i cili madje shënoi dhe golin e epërsisë provizore për skuadrën e tij.

Vetë futbollisti, këtë herë ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale teksa ka përgëzuar kundërshtarët për triumfin por në krahun tjetër ka thumbuar shokët e tij të skuadrës duke i ftuar që të përkushtohen më shumë nga tani e mbrapa.

“Pas rikthimit nga Doha mbetet hidhërimi për humbjen me penallti”, shkruan Chiellini në profilin e tij në Instagram.

“Ajo që ndodhi duhet ta na shërbejë si mësim, sepse në muajt e ardhshëm, ashtu siç ka ndodhur dhe dy vjet më parë, duhet të bëjmë një ecuri fantastike”.

“Udhëtuam aty për të fituar, por tani duhet të kalojmë festat me hidhërimin e humbjes, gjithsesi komplimetoj Milanin dhe festa të bukura për të gjithë”.

Një mesazh i qartë nga lideri i bardhezinjve që është një ndër ata futbollistë që asnjëherë nuk dorëzohet, madje edhe pas një humbjeje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*