Menu

Të gjithë e pritnim rikthimin e Milanit të madh, por tani vjen një lajm shokues

Tek Milani duket se ambienti po zien nga brenda. Përveç problemeve me lojën dhe me trajnerin Montela që nuk bind, tashmë telashet janë edhe teknike.

shok

Tek Milani duket se ambienti po zien nga brenda. Përveç problemeve me lojën dhe me trajnerin Montela që nuk bind, tashmë telashet janë edhe teknike.

Sponsori teknik, Adidas, që mundëson edhe bazën materiale të djallit, duket se nga viti tjetër nuk do të mbështesë më milanezët.

Sezoni 2017-18, do të jetë sezoni i fundit që Milani dhe gjermanët do të kenë një bashkëpunim.

Firma e njohur kishte që në vitin 1998 si sponsor, dhe kontrata mendohej të vazhdonte deri në vitin 2023, dhe sillte 19.7 milionë euro përfitime çdo vit tek djalli.

Por, problemi në kontratë qëndron se kompania Adidas kishte të drejtë të tërhiqet nga marrëveshja edhe më parë.

Pas tërheqjes së sponsorit AUDI, i cili mbetet ende i pazëvendësuar prej kuqezinjve, tashmë presidentit të ri Jonghong Li do i duhet të gjejë edhe një sponsor të ri për fanellat.

Përflitet që kompanitë “Nju Balanc” dhe “Ander Armor” janë më të pëlqyerat nga kampi i kuq. Asgjë nuk duket se po shkon sipas planit tek Milani me drejtuesit e rinj…

Yonghong Li shows a AC Milan jersey during a news conference in Milan

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*