Menu

Te Bayern të gjithë ‘kryqëzojnë’ Ancelottin

Edhe pse ka fituar 3 trofe, Carlo Ancelotti nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e Bayern Munchen. Rreth tij nuk kanë munguar kritikat dhe polemikat, e pakënaqësia është e madhe.

Ancelottin


Problemi është pikërisht ambicia e drejtuesve të klubit dhe tifozëve, për të cilët fitorja e kampionatit nuk është më e mjaftueshme. Pa harruar këtu situatën e krijuar me Thomas Muller, i cili nuk duket se nuk është më zgjedhja e parë e italianit. Humbja me Hoffenheimin, që i kushtoi Bayernit kreun e renditjes, vetëm sa i shtoi pakënaqësite që tashmë kanë filluar të shfaqen hapur.

Madje ka nga ata, që deklarojnë se në janar trajneri Ancelotti do të largohet në drejtim të Superligës kineze. Ai që e lëshoi një deklaratë  të tillë ishtë Mario Basler, dikur futbollist i Bayernit, gjatë një emisioni televiziv gjerman.

“Kam dëgjuar se Ancelotti ka firmosur me një klub kinez, – tha Basler. – Di që ai do të largohet gjatë muajve të dimrit, pasi në atë periudhë starton sezoni futbollistik në Kinë. Nuk mund ta konfirmoj këtë lajm me 100%, por burimi im është i besueshëm. Nuk është e thënë që kjo të ndodhë, por këto janë zërat që po qarkullojnë”.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, te Bayerni do të krijohet një situatë e çuditshme, pasi ky divorc me Ancelottin do të bëhet në momentin më të rëndësishëm të sezonit dhe kjo nuk do të jetë e leverdisshme as për Bayernin, e as për vet Ancelottin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*