Menu

Tavë me makarona dhe spinaq

Makaronat dhe spinaqi janë dy përbërës që kur kombinohen sëbashku kanë thjesht një shije fantastike. Mësoni recetën e plotë të përgatitjes së kësaj tave.

1 (1)

Përbërësit:

 

  • 450 gram makarona pene
  • 600 gram spinaq
  • 1 gotë djathë i grirë
  • ¼ gotë kopër
  • 420 gram gjizë pa kripë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 240 gram djathë mocarela

Përgatitja:
Gatuajini makaronat në një enë me ujë të kripur. (ndani ½ gotë lëng seppse do t’ju duhet ta përdorni më vonë). Shtoni dhe spinaqin pak minuta para se t’i largoni nga zjarri. Kombinoni në një tas djathin, koprën, gjizën dhe kripën. Përziejini mirë dhe shtojini te makaronat.Hidhini në një tavë dhe shtoni ½ gotë lëng nga makaronat e ziera. Spërkatini me djathin mocarela.Mbulojini me një letër alumini dhe piqini në temperaturën 200 gradë Celcius për 25 minuta. Largoni letrën dhe piqini për 10 minuta shtesë. Shërbejini menjëherë./Shije.al

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*