Makaronat mund t’i gatuani në shumë mënyra dhe me përbërës të ndryshëm. Por, që të provoni një pjatë perfekte, kombinojini me patëllxhanë dhe djathë dhe piqini në furrë. Do t’ju shijojnë pa masë…

Përbërësit:
300 gram makarona pene
150 gram rikota
3 patëllxhanë
690 gram salcë domate (për makarona)
150 gram djathë mocarela
¼ gotë vaj ulliri
2 lugë gjelle borzilok
Kripë

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
Kombinoni rikotën me borzilokun dhe lëreni mënjanë. Zieni makaronat në një enë me ujë të kripur. Kullojini dhe hidhni në një tavë.
Ndërkohë, nxehni vajin e ullirit në një tigan në temperaturë mesatare. Prejini patëllxhanënt në feta mesatareë dhe skuqini për 3-4 minuta. Vendosini në një pjatë ku keni vënë më parë një pecetë.
Hidhni salcën mbi makarona dhe organizoni mbi to fetat e patëllxhanëve. Shtoni rikotën dhe hapeni me një lugë. Në fund spërkatini me djathin mocarela.
Piqini për 20 minuta, derisa djathi të marrë një ngjyrë të artë në kafe.