Menu

Sveçla: PDK e konfirmoi opozitën

Sfeçla: PDK-ja po mundohet të bind opinionin që të gjithë jemi njësoj, e kjo nuk është e vërtetë, këtë qytetari e ka pa e shumica edhe e kanë deklaruar më 11 qershor.

Sveçla

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka demantuar deklaratat e PDK-së lidhur me punësimet në komunën e Prishtinës, duke i quajtur ato shpifje.

Xhelal Sveçla nga VV, ka thënë që PDK-ja e ka konfirmuar opozitën më 11 qershor dhe po shkon drejt rënies, përderisa ka thënë që të gjithë të punësuarit në komunën e Prishtinës kanë kaluar nëpër procese transparente dhe janë meritorë për pozitat që kanë.

“PDK-ja po mundohet të bind opinionin që të gjithë jemi njësoj, e kjo nuk është e vërtetë, këtë qytetari e ka pa e shumica edhe e kanë deklaruar më 11 qershor. Punësimet e drejtorëve të shkollave janë realizuar përmes konkurseve transparente, dhe është dëshmuar rritja në cilësi, transparencë si dhe ka pasur ulje të shpenzimeve të shërbimeve publike” ka thënë Sveçla.

Ai shtoi se është PDK-ja është ajo e cila nuk dëshiron të jetë pjesë debateve, qoftë në interpelancë apo debate televizive.

Sveçla gjithashtu bëri të ditur që Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*