Menu

Surroi thotë se Hashim Thaçi është njeri i padijshëm

Publicisti Veton Surroi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke folur për dialogun me Serbinë e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi, njeri të paditur.

Surroi

“Ai është një njeri i paditur dhe flet këso gjëra. Ne nuk kemi nevojë të flasim për kompromise, e as për asnjë gjë tjetër. Duhet të flasim për bazat e një marrëveshjeje paqe me Serbinë”, është shprehur Surroi.

Ai më tej ka sqaruar se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë.

“Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të trajtojë çështjet e ardhmërisë, çështjet e së tashmes, por duhet të trajtojë edhe çështjet e së kaluarës”, tha ndër të tjera publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi.

“Nuk mund ti thuash dikujt eja shit në tregun tim, ndërkohë që ai ndërton kishë mbi varrezën masive. Janë disa gjëra që Bashkimi Evropian i ka provuar dhe i ka sprovuar”, ka thënë Surroi, duke ju referuar tregut të lirë të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

One thought on “Surroi thotë se Hashim Thaçi është njeri i padijshëm

  1. Shum me vend e ka pasur Surroi Kosova ka president nje njeri te pa arsimuar sa duhet po ju garantoj qe ka shume politikaj ne parlamentin e Kosoves edhe ne qeveri qe nuk dine drejshkrim Organizoni nje konkurs dhe ftone presidentin kryeministrin dhe kryeparlamentarin dhe ua jepni nje pjese te nje tregimi qe ta bejne drejtshkrimin dhe ne fund merrni dhe shifni se sa gabime bejne Po ju garantoj qe presidenti eshte gjysemanalfabet nuk dine drejtshkrim besoj qe Ramushi edhe pse te folurit e ka paksa te deformuar por eshte me i zgjuar se Hasha e per kryeparlamentarin gati njesoj si plesidenti nuk kane dallim Nuk di se si kane munde te kryejne fakultete Ndoshta zotesia e tyre eshte hajnia