Menu

Supë me brokoli

Sot kemi zgjedhur të ndajmë me ju recetën e supës me brokoli dhe djathë çedar, e cila do t’ju japë një shije të freskët dhe do t’ju sigurojë një vakt të shëndetshëm.

Supë me brokoli

Përbërësit

5 lugë gjelle gjalpë,

1 qepë të prerë në copa të vogla,

2 thelpinj hudhër të prerë hollë,

3 karota të prera në formë rrethore,

kripë,

1/4 e gotës miell,

2 gota qumësht,

2 filxhanë me lëng pule,

1 gjethe dafine,

brokoli të prerë në copa të vogla,

kripë dhe piper për shije,

1/4 lugë çaji arrëmyshk,

8 lugë djathë çedar të grirë në rende.

 

Përgatitja:

Hidhni 2 lugë gjalpë në një tenxhere të madhe (tenxhere supe), të vënë në sobë më parë.

Shtoni qepë, hudhra, karrota dhe pak kripë. I lini me ngrohje mesatare për pesë minuta dhe i trazoni me njëra-tjetrën.

Shtoni pjesën tjetër të gjalpit (3 lugë).

Më pas hidhni miellin dhe i përzieni. Ngadalë shtoni qumësht dhe vazhdoni të trazoni.

Shtoni lëngun e pulës, një gjethe dafinë, më pas brokoli, kripë dhe piper. I lini në nxehtësi mesatare për 20 minuta.

Me anën e një blenderi përpunoni masën derisa brokoli dhe çdo përbërës tjetër të jetë kthyer në lëng të trashë (pure).

Në fund shtoni arrëmyshk dhe djathin çeder.

Shtoni erëza nëse i preferoni dhe shërbejeni pjatën të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*