Menu

Sufle e shpejtë me banane

Është një ndër gatimet më të thjeshta për t’u bërë.

1

Përgatiteni atë me banane dhe do të provoni një sufle jo vetëm me shije të mirë, por edhe shumë të shkrifët.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 2 lugë çaji sheqer
  • 4 vezë
  • Pak kripë
  • 2 banane (pure)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ½ lugë çaji xhenxhefil i freskët
  • 1 lugë çaji kakao

Përgatitja:

  1. Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.
  2. Hidhni të bardhat e vezëve në një tas të madh dhe rrihini me një mikser elektrik. Spërkatini me pak kripë dhe rrihini sërish derisa të bëhet një masë e butë.
  3. Vendosni 2 të verdha veze, bananet e prera në copa mesatare, mjaltin, ekstraktin e vaniljen dhe xhenxhefilin në një blender. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.
  4. Shtojeni atë te të bardhat e vezëve dhe përziejini mirë me një shpatull kuzhine. Hidheni masën e përgatitur në tavë dhe vendoseni në furrë.
  5. Piqeni suflenë për 15 minuta. Spërkateni me pak kakao dhe më pas mund ta shërbeni./Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*