Menu

Suedia mobilizon ushtrinë vullnetare

Suedia ka thirrur të gjithë vullnetarët e saj të ushtrisë për herë të parë pas më shumë se katër dekada në një përpjekje për të forcuar forcën e saj ushtarake.

Suedia mobilizon ushtrinë vullnetare

Suedia, e cila ka një reputacion për neutralitetin, ka qenë për herë të fundit në luftë më tepër se 2 shekuj më parë.

Por prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, ajo ka shtuar nivelin e sigurisë në rajonin Balltik.

Forcat e Armatosura të Suedisë testuan ushtrinë vullnetare të përbërë nga 22 mijë persona, për të testuar gatishmërinë e tyre.

Vullnetarëve iu kërkua të qëndronin në shërbim këtë të mërkurë, e cila është gjithashtu edhe dita kombëtare e Suedisë.

“Atyre iu kërkua të kryenin detyra patrullimi, mbrojtjeje dhe ruajtjeje”, ka deklaruar ushtria suedeze.

Gjenerali Micael Bydén, komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Suedisë, tha se ishte hera e parë që e gjithë forca ushtarake vullnetare ka pasur një mobilizim të tillë prej vitit 1975.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*