Menu

Strategjia e VMRO kundër Shqipe-s, Grubi: Nuk mund ta ndalë miratimin

Grubi: Mendoj se kjo përpjekje e VMRO-DPMNE mund ta zgjasë procedurën për miratimin përfundimtar të ligjit për gjuhën, por nuk mund ta ndaloje atë.

grubi

Qasja negative e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj ligjit për gjuhët mund të zgjasë procedurat, por nuk mund ta ndalë miratimin përfundimtar te tij. Kështu u shpreh deputeti i BDI-së Artan Grubi në një intervistë telefonike për Top Channel.

‘Dorëzimi i mbi 30 mijë amendamenteve nuk paraqet asgjë përveçse një përpjekje për ta bllokuar barazinë e gjuhës shqipe me atë maqedonase, por edhe për të bllokuar proceset reformuese të Kuvendit. Mendoj se kjo përpjekje e VMRO-DPMNE mund ta zgjasë procedurën për miratimin përfundimtar të ligjit për gjuhën, por nuk mund ta ndaloje atë’, u shpreh Artan Grubi.

Ai shtoi me tej se po përpiqen të gjejnë mënyrat për tejkalimin e kësaj bllokade administrative që po përpiqet të vendose VMRO-DPMNE.

“Po kërkojmë mënyrat që ta tejkalojmë këtë bllokadë administrative që po përpiqet të vendose VMRO-DPMNE. Ndërsa nuk rrezikon miratimin e ligjit të gjuhëve ajo rrezikon proceset reformuese të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Grubi.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kundërshton ashpër miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, më saktë përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoni. Deri tani kjo parti ka paraqitur mbi 30 mijë amendime për ligjin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*